Dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Peran të komunës së Besjanës (Podujevë). Viktimat me mbiemrin Hasani janë nga e njëjta familje, ndërsa aksidentin dyshohet se e shkaktoi një veturë e policisë. Siç mësohet nga të dhënat e para
Dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Peran të komunës së Besjanës (Podujevë).
Viktimat me mbiemrin Hasani janë nga e njëjta familje, ndërsa aksidentin dyshohet se e shkaktoi një veturë e policisë.
Siç mësohet nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, vetura e policisë ishte duke parakaluar me shpejtësi të madhe një veturë dhe është përplasur me veturën tjetër që po vinte përballë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksident është përfshirë një veturë zyrtare e tyre, por nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti, transmeton “Koha”.
Bëhet e
ditur se edhe dy anëtarët e tjerë të familjes Hasani, të cilët gjendeshin në veturën e udhëtarëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *