Për qetësinë tuaj..rrini larg streseve

0

Nëse kemi një dhimbje koke, dimë ta gjejmë shpejtë zgjidhjen, po në atë shpirtërore çfarë bëhet?

Sipas Prof.Dr. Kemal Sayar në qytetet e mëdha njerëzit kalojnë më shumë shqetësime shpirtërore.

Jeta aktive moderne është vazhdimisht nën presionin e kohës. Oraret e gjata, mosmarrëveshjet mes kolegëve, ndonjëherë dhe ndonjë gabim teknik iu shkakton qytetarëve stres, e si pasojë ekuilibri i brendshëm prishet.

Situata të tilla shqetësuese parandalohen duke bërë të kundërtën. Zgjidhja fillon duke u treguar i qetë. Më tej mund të bëhet një shëtitje në mjedis të hapur, bisedë me një mik…pse jo dhe libri.

Ideja qëndron në të vepruarit ndryshe nga ajo që iu shqetëson. Kjo fillon duke e njohur stresin, lodhjen, si jo të tillë. E kjo bëhet e mundur me pak punë ndaj vetes.

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here