Milani merr 3 pikët e para në ndeshjen ndaj Sëlltikut, një fitore që bën të harrohet luajtja e një ndeshje të dobët, kjo edhe për arsyen se armata e milanezëve gjendej në infermieri. Pjesa e parë u mbyll pa shumë histori. Milani e nis mirë ndeshjen duke patur rates si me ish-juventinin Matri në minutën
Milani merr 3 pikët e para në ndeshjen ndaj Sëlltikut, një fitore që bën të harrohet luajtja e një ndeshje të dobët, kjo edhe për arsyen se armata e milanezëve gjendej në infermieri.
Pjesa e parë u mbyll pa shumë histori. Milani e nis mirë ndeshjen duke patur rates si me ish-juventinin Matri në minutën e 8-të, ashtu edhe me Super-Marion në të 14-tën, por që portieri Forster tregohet më i shpejtë se të dy sulmuesit.
Me kalimin e minutave Milani fillon të fiket, ndërsa Sëlltiku kërkon të përfitojë, duke u mbështetur edhe tek fiziku i tyre që ishtë shumë herë më i lartë sesa tëk lojtarët e “djallit”.
Mesfushori De Jong dhe traversa e portës së Abiatit ishin shpëtimtarët e Milanit, duke mbajtur gjallë shpresat e tyre për një “mrekulli”.
Atëherë kur mendohej se ky takim do të ishte pa ndonjë histori, Zapata në minutën e 82-të lëshon një gjuajtje drejt portës por që ishte e sigurtë që do përfundonte jasht, Izaguirre në vendin e gabuar arrinë që këtë gjuajtje ta devijoj dhe topi të përfundoj në rrjetë.
Pesë minuta më vonë do të jetë Muntari i cili do të dyfishonte rezultatin pas një topi të kthyer përsëri në lojë nga portieri i Sëlltikut dhe me portën e boshatisur e ka shumë të lehtë.
2 me 0, askush nuk e beson, por Milani ia doli duke pasur me vete edhe “fatin”.
/Osman Stafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *