Peqin: Plagoset çifti, arrestohet 27-vjeçari

0

Policia e Peqinit ka  arrestuar një 27-vjeçar, si të dyshuarin kryesor për grabitjen e një banese dhe plagosjen e një çifti bashkëshortësh, në fshatin Çelhakaj të Peqinit.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se i akuzuari është shtetasi Altin Hasku, të cilit pas kontrrollit në banesën e tij iu gjet një armë tip kallashnikov, e cila iu sekuestrua menjëherë nga policia.

Hasku e ka mohuar menjëherë akuzën që u lëshua kundrejt tij, akuzë që e implikonte drejtëpërdrejtë në plagosjen e Haki dhe Farie Beqiri.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në fshatin Çelhakaj të Komunës së Gjocajt, ku hajdutët tentuan të grabisnin banesën e çiftit Beqiri.

Burime brënda policisë së Elbasanit bënë me dije se, tre persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë  hynë në banesën e çiftit Haki e Farie Beqiri dhe kanë tentuar të grabisnin sende me vlerë dhe para.

Nga ana tjetër, rezistenca e çiftit i ka çuar autorët e krimit të ushtronin dhunë barbare mbi ta duke i goditur me me mjete të forta në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, duke u shkaktuar bashkëshortëve dëmtime serioze.

Menjëherë pas bërjes publike të kësaj ngjarje policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë transportuar për në spitalin kirurgjikal të Elbasanit dy të plagosurit.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, Farie Beqiri është dërguar në Spitalin Ushtarak ku sipas mjekëve ndodhet në gjendje kome.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here