Pensionet, vendimi për rritjen nga 1 korriku

Pensionet, vendimi për rritjen nga 1 korriku

Qeveria di të vijojë me vendimin e rritjes së pensioneve dhe pse gjatë dy viteve të fundit u lakuan për një anullim të këtij vendimi. Aktualisht është miratuar akti normativ për rritjen e pensioneve, i cili hyn në fuqi me 15 korrik dhe e shtrin efektin që nga 1 korriku i këtij viti. Ndërkaq, në

Qeveria di të vijojë me vendimin e rritjes së pensioneve dhe pse gjatë dy viteve të fundit u lakuan për një anullim të këtij vendimi. Aktualisht është miratuar akti normativ për rritjen e pensioneve, i cili hyn në fuqi me 15 korrik dhe e shtrin efektin që nga 1 korriku i këtij viti.

Ndërkaq, në vendim përcaktohet saktë se sa shkon përfitimi minimal dhe maksimal pas shtesës së subvencioneve ndërkohë që pensioni rritet në përqindje të ndryshme për fshatin dhe qytetin.

Ndërkaq  në qytet pensionet do të rriten me 4 për qind. Sipas vendimit të qeverisë, 11 562 lekë, shkon ne 12 024 lekë, nga ku të ardhurat minimale nga 13 712 në 14 174 lekë. Ndërkohë që pensioni maksimal në qytet pritet që të shkojë nga 23 123 në 24 048 lekë. Të ardhurat maksimale pas shtimit të subvencioneve shkojnë nga 23 623 lekë në 24 548 lekë.

Ndërsa në fshat, në ndryshim nga qyteti, do të jetë në një përqindje pak më të lartë, nëse për qytetin pensionet do të rriten me 4 për qind, për fshatin rritja është planifikuar me 5 për qind. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, pritet që në fshat pensioni nga 7841 lekë të shkojë 8233, nëse të ardhurat minimale nga 8731 lekë do të shkojnë 9123 lekë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar