Pengu në Londër, 3 min në telefon me vëllanë në Fier

Pengu në Londër, 3 min në telefon me vëllanë në Fier

“Jam mirë, por jam i shqetësuar për ju atje” ishin fjalët e pengu në Londër drejtuar të vëllait gjatë një bisede telefonike që zgjati 3 minuta. Historia që po mban në kureshtje opinionin në Fier dhe kryesisht fshatarët e Peshtanit, sa vjen dhe bëhet me intrigante. Sipas informacioneve në media Ilir Hazizaj mbahet peng në

“Jam mirë, por jam i shqetësuar për ju atje” ishin fjalët e pengu në Londër drejtuar të vëllait gjatë një bisede telefonike që zgjati 3 minuta.

Historia që po mban në kureshtje opinionin në Fier dhe kryesisht fshatarët e Peshtanit, sa vjen dhe bëhet me intrigante.

Sipas informacioneve në media Ilir Hazizaj mbahet peng në Londër, duket se i ka dhënë disa porosi vëllait tjetër këtu në Peshtan, por ky i fundit, afron informacion të rezervuar. “Jam mirë, por jam i shqetësuar për ju atje”, i ka thënë ai Dino Hazizajt.

Në këto kushte ky i fundit nga frika ai ka larguar edhe fëmijët nga shkolla dhe këmbëngul që policia të zbardh çështje.

Publikimi i disa fotove në media, bëri që 30-vjeçari të tmerrohet dhe ti largojë menjëherë fëmijët, duke i mbajtur ata mbyllur në shtëpi. Biseda midis dy vëllezërve ka ndodhur në të njëjtën kohë që në media po ngrihen dyshime rreth një pengmarrje të sajuar.

Por Hazizaj nuk beson në asnjë mënyrë që vëllai i tyre ti ketë vendosur në kushte të tilla ankthi e frike.

Jo vetëm pse ata nuk kanë para, por edhe se ai e njeh të vëllanë, që sipas tij, nuk është njeri i lojërave të tilla. Ndërkohë në hyrje të rrugës së Peshtanit në Fier, pranë shtëpisë së Dino Hazizaj, një makinë e policisë vazhdojnë të vëzhgojë zonën.

Çdo person aty kontrollohet nga agjent civilë. Edhe pse policia e Fierit është informuar për bisedën midis dy vëllezërve, agjentët nuk janë larguar. Kjo familje konsiderohet sërish në rrezik.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar