Peleshi- Hoffman: Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit

0

Zëvendës-kryeministri Niko Peleshi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së  bashkëpunimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, vlerësoi rolin e Gjermanisë në Shqipëri, si për sa i takon miqësisë midis dy vendeve edhe në procesin e integrimin.

“Gjermania ka rol kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit, duke dhënë mbështetje teknike në arsim, reforma e punësim. Gjermania është donatori i dytë më i madh për Shqipërinë nga viti 2000- 2012”, tha Peleshi në  fjalë n e tij. Ndërkohë  vlerë soi kontributin e këtij shteti dhe rëndësinë e mbështetjes së qeverisë gjermane për çuarjen përpara të projekteve të përbashkëta.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë Helmut Hoffman, deklaroi se dëshira për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt integrimit është një urë tjetër lidhëse mes dy vendeve. Gjithashtu ai theksoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë në rrugën e integrimit, ku sipas tij Shqipëria zotëron një potencial të madh ndaj Gjermania gjithmonë ka dëshiruar ta mbështesë atë .

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here