Pëkujtohet 100-vjetori i Kryengritjes së Shtatorit

Pëkujtohet 100-vjetori i Kryengritjes së Shtatorit

Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë në bashkëpunim me Komunën e Çairit, kanë organizuar një akademi përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të Kryengritjes antiserbe të shtatorit në Maqedoni. Prof.dr.Nebi Dervishi, në fjalën e tij theksoi se ishte gjendja shumë e rëndë dhe  e vështirë e popullatës shqiptare nën regjimin e ri serb në vitin 1913,

Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë në bashkëpunim me Komunën e Çairit, kanë organizuar një akademi përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të Kryengritjes antiserbe të shtatorit në Maqedoni.

Prof.dr.Nebi Dervishi, në fjalën e tij theksoi se ishte gjendja shumë e rëndë dhe  e vështirë e popullatës shqiptare nën regjimin e ri serb në vitin 1913, që bëri të organizohet Kryengritja e Shtatorit.

“Kryengritja kishte shtrirje të gjerë, nga Ohri e deri në Prizren dhe afërsi të Shkupit. Kryengritësit që ishin mbi 12 mijë vetë, u përkrahën edhe nga çetat bullgare. Shtypja e kryengritjes u shoqërua me terror të egër kundër vendbanimeve shqiptare të Ohrit, Strugës, Kërçovës, Gostivarit, Prilepit, etj, ku u dogjën qindra fshatra”, u shpreh historiani Dervishi.

Ai po ashtu theksoi tendencat e qarqeve të caktuara serbe dhe maqedonase për shtrembërimin e kësaj pjese të historisë, duke u marrë me të dhëna joshkencore.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar