Peci, të hënën ambasador i Kosovës në Beograd

Peci, të hënën ambasador i Kosovës në Beograd

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, të hënën do të bëhet zyrtari i parë i Kosovës që do të fillojë punë në kryeqytetin serb Beograd. “Më 17 qershor, në ora 12:00 formalisht do të bëhet hapja e misionit të Kosovës në Beograd dhe të njëjtën ditë do të vendoset edhe zyrtari ndërlidhës i Republikës

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, të hënën do të bëhet zyrtari i parë i Kosovës që do të fillojë punë në kryeqytetin serb Beograd.
“Më 17 qershor, në ora 12:00 formalisht do të bëhet hapja e misionit të Kosovës në Beograd dhe të njëjtën ditë do të vendoset edhe zyrtari ndërlidhës i Republikës së Serbisë në Prishtinë. Do të jem në Beograd në ora 12”, ka thënë Peci për Top- Channel.

Ai ka pranuar se kjo është një detyrë shumë e vështirë pasi që bëhet fjalë për një shtet që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“E ndjej që më është dhënë një detyrë që të jem përfaqësues i vendit tim në një vend i cili ka ushtruar agresion dhe ka bërë tentim të gjenocidit ndaj popullatës së vendit tonë dhe kjo padyshim është detyrë e shumë e rëndë, është detyrë me shumë sfida, mirëpo në anën tjetër ndjehem edhe i privilegjuar që do të jem përfaqësuesi i parë i Kosovës pikërisht në vendin i cili ka tentuar të shkatërrojë vendin tim”.

Peci ka thënë gjithashtu se si shef i misionit diplomatik, do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar