PE miraton buxhetin 7-vjeçar të BE-së

0

Sot Parlamenti Evropian ka miratuar buxhetin shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian,pas më shumë se dy vjet negociatash. Buxheti është miratuar me 537 vota pro, 126 kundër dhe 19 abstenime.

Buxheti kap shifrën prej 960 miliardë eurosh për periudhën 2014-2020. Miratimi i buxhetit, për herë të parë shkurton shpenzimet reale në historinë e bllokut 28-anëtarësh.

Shkurtimet janë kërkuar nga disa anëtare të BE-së, të cilat duan më pak shpenzime në nivel kontinental, në kohën kur shumë shtete janë duke zbatuar masa të kursimit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here