PD sulmon emërimet e “reja” të Ramës, i quan të paaftë

0

Partia Demokratike ka nisur të sulmojnë në çdo anë emërimet e rinj në administratën shtetërore.
Pre e sulmeve kësaj herë ka qenë Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj.
Sipas Partisë Demokratike, Shehaj cilësohet si një person jo i përshtatshëm për këtë pozicion, madje thekson se ka qenë një studente e dobët dhe aspak serioze.
Briseida Shehaj, është prezantuar dje nga Rama si njeriu kyç në kontrollin e bizneseve.
Opozita thekson se bëhet fjalë për një nga sektorët kyç të funksionimit të shtetit, pasi ka të bëjë me mbledhjen e të ardhurave që është një nga shtyllat kryesore të financave, aq më tepër në këtë kohë të vështirë ku Rama gjithnjë dhe më shumë po e çon vendin drejt një krize të rëndë ekonomike.
Shehaj është një emër krejtësisht i parëndësishëm dhe nuk ka të bëjë fare me ajkën e specialistëve në fushën e financave në vend. Ajo ka mbaruar studimet për Ekonomi me rezultate të dobëta dhe ka qenë një studente mediokre. Deri pak ditë më parë, Shehaj ka punuar si arkëtare në një nga bankat në Tiranë.

/Ardiol Hoxha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here