PD mbledh Kuvendin Kombëtar, lista e delegatëve u përzgjodh nga Basha

PD-së mbledh Kuvendin Kombëtar, lista e delegatëve u përzgjodh nga Basha   Partia Demokratike do të mbledhë në dy ditë Kuvendin Kombëtar ku do të bëhen ndryshimet në statut dhe do të votohet për Këshillin e Ri Kombëtar. Sot edhe nesër do të mblidhen rreth 7500 delegatë, të cilët do të ushtrojnë për herë të

PD-së mbledh Kuvendin Kombëtar, lista e delegatëve u përzgjodh nga Basha

 

Partia Demokratike do të mbledhë në dy ditë Kuvendin Kombëtar ku do të bëhen ndryshimet në statut dhe do të votohet për Këshillin e Ri Kombëtar. Sot edhe nesër do të mblidhen rreth 7500 delegatë, të cilët do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës në këto përmasa për zgjedhjen e strukturave të reja.

Mbledhja e parë e Kuvendit të demokratëve do të nisë sot në orën 10:00, kur do të bëhet edhe hapja zyrtare. Në orën 10:30 Kreu iPD-së, Lulëzim Basha do tu drejtohet me një fjalim delegatëve. Në fund të fjalës së tij do të paraqiten amendamentet e 18 neneve të statusit, ku ndër më të rëndësishmet janë Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e partisë.  Në orën 12:00 do të nisë procesi i votimit të delegatëve, ku do të ngrihen 300 poste votimi në katin nën tokë të Pallatit të Kongreseve. Ky i fundit është rikontrukturuar dy javë më parë me rastin e vizitës së Papa Françeskut dhe në këtë mënyrë do të përdoret për të kryer procesin e votimit.

Ndërkohë që në këtë pjesë do të vijojë procesi i votimit, në sallën qëndrore do të nisë diskutimi i delegatëve mbi analizën, gabimet dhe qëndrimet që do të mbajë Partia Demokratike. Burime nga selia blu bëjnë me dije se ndër diskutantët e regjistruar do të jetë edhe ish-kryetari i saj Sali Berisha. Fjalimi i delegatëve është llogaritur të jetë prej 5 minutash, ndërkohë që mësohet se 28 prej diskutantëve do të jën kryetarë të PD-së të zgjedhur së fundmi.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar