PD – Ramës: Lër dajren, voto tre ligjet

PD – Ramës: Lër dajren, voto tre ligjet

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet të votojë tre ligjet e propozuara në parlament dhe mos të vazhdojë t’i bjerë dajres, – delaron zëdhënësja e partisë Demokratike, Laura Vorpsi gjatë një deklarate për mediat. “Rama i ra dajres, sepse edhe vetë është i ndërgjegjshëm për dëmin që u ka sjellë të gjithë shqiptarëve me

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet të votojë tre ligjet e propozuara në parlament dhe mos të vazhdojë t’i bjerë dajres, – delaron zëdhënësja e partisë Demokratike, Laura Vorpsi gjatë një deklarate për mediat.

“Rama i ra dajres, sepse edhe vetë është i ndërgjegjshëm për dëmin që u ka sjellë të gjithë shqiptarëve me bllokimin e 3 ligjeve për 225 ditë. Rama i ra dajres se nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara studentëve që u mohoi me qindra bursa studimi në vendet e Bashkimit Europian. I ra dajres, sepse u mohoi sipërmarrësve me qindra mundësi kreditimi”, – tha ajo.

Duke vazhduar më tej, znj Laura Vorpsi fton në emër të PD-së kreun e opozitës, që ditën e hënë të votohen tre ligjet. “Partia Demokratike edhe një herë e fton Ramën t’ia lërë dajren e Fajes për një ditë të vetme Koços dhe të hënën të bashkohet me slloganin e Partisë Demokratike, Përpara, për të votuar 3 ligjet!”, – përfundon Laura Vorpsi.

/Armela Ago/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar