PD: Qeveria i trajton sudentët si emigrant të paligjshëm

Një një deklaratë për shtyp Partia Demokratike akuzon qeverinë se po i trajton studentët si emigrantë të paligjshëm. Deklarata është bërë ditën e djeshme nga deputeti Luçiano Boçi duke u shprehur se qeveria po i sorollat studentët nëpër dyer pa u dhënë një shpjegim të qartë. “Qeveria po i trajton mijëra të rinj student si

Një një deklaratë për shtyp Partia Demokratike akuzon qeverinë se po i trajton studentët si emigrantë të paligjshëm. Deklarata është bërë ditën e djeshme nga deputeti Luçiano Boçi duke u shprehur se qeveria po i sorollat studentët nëpër dyer pa u dhënë një shpjegim të qartë.

“Qeveria po i trajton mijëra të rinj student si emigrantë të paligjshëm duke u sorollatur nëpër dyer ku nuk marrin sqarim për të ardhen e tyre. Mijëra studentë të universiteteve private dhe familjet e tyre po përjetojnë sot ditë ankthi, pasi falë qeverisë nuk kanë asgjë të sigurt për të nesërmen e tyre akademike. Në mijëra raste qeveria po fshin me një të rënë të lapsit deri 3 vite investime të studentëve, kursime gjaku dhe djersë të familjeve të tyre.” tha Boçi në fjalën e tij në lidhje me këtë problematikë.

Nga ana tjetër Boçi u shpreh se shumë të tjerë nuk po arrijnë të regjistrohen në universitetet publike pasi janë të mbyllura nga kuotat qeveritare të Edi Ramës.

“Ne i bëjmë thirrje sot Edi Ramës dhe qeverisë së tij të ndalin diskriminimin e të rinjve, trajtimin e tyre si emigrantë të paligjshëm e të sigurojë mundësitë  për secilin që ndjek universitetin sipas krediteve që ka përfituar gjatë viteve të studimit.”  u shpreh deputeti demokrat

/Objektiv.al/

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar