PD në Tiranë, Berisha: Votoni 44 për një Shqipëri të zhvilluar

Partia Demokratike i është përmbajtur traditës duke e zhvilluar mitingun e fundit në sheshin “Nënë Tereza”. Mitingu ka nisur në orën 19:44, numër, të cilin qytetarët do ta votojnë në datën e zgjedhjeve . Mijëra qytetarë kishin mbushur sheshin në këtë miting të fundit të PD-së, ku nuk munguan edhe këngëtarët më në zë, të

Partia Demokratike i është përmbajtur traditës duke e zhvilluar mitingun e fundit në sheshin “Nënë Tereza”. Mitingu ka nisur në orën 19:44, numër, të cilin qytetarët do ta votojnë në datën e zgjedhjeve . Mijëra qytetarë kishin mbushur sheshin në këtë miting të fundit të PD-së, ku nuk munguan edhe këngëtarët më në zë, të cilët kanë shoqëruar këtë parti në çdo dalje të saj.

Në fjalimin e tij, Berisha u ndal të ajo çfarë ka në fokus programi i PD-së, te projekti i Shqipërisë vend i zhvilluar, në 250 mijë vënde pune për shqiptarët, mbështetje për fermerët dhe biznesin, procesi i integrimit me statusin e kandidatit dhe çeljen e negociatave në BE si dhe me reformat për liberalizimin e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dukei premtuar një të ardhme më të mirë, kreu i PD i ftoi të gjithë qytetarët të votojnë numrin 44.

“Mirënjohje të gjithë qytetarëve nga Gjirokastra, Vlora, Fieri Berati, Elbasani, Durrësi, Lezha, Shkodra, Peshkopia, Kukësi, qaret, kudo që jeni përshëndetjet më vëllazërore. Populli i vendit tim, uragani i fitores sonë më gjigand se kurrë në sheshin e Tiranës, është uragani i dashurisë, i respektit për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet politike. Është uragani i shpresës, i besimit te njëri – tjetri dhe tek e ardhmja. Fshatra dhe qytete të zhvilluara, qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë, ora e madhe po afron. Le të bashkohemi ne, gra dhe burra, vajza dhe djem që i besojnë vetes dhe Shqipërisë se me punën dhe me djersën tonë do ecim përpara drejt integrimit dhe Europës. Jemi mbi gjysëmilion, por më datën 23 Qershor duhet të jemi të gjithë së bashku, dhe unë jam këtu për tu garantuar se ne ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të Shqipërisë vend i zhvilluar, Shqipërisë zonjë, siç e quante Sami Frashëri, do ta bëjmë realitet për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij”, u shpreh Berisha.

Në këtë miting përmbyllës thanë fjalën e tyre edhe drejtuesit e fushatës në 12 qarqet e vendit, të cilët kanë ftuar shqiptarët t’i bashkohen alternatives, që çon përpara precesin integrues të vendit dhe e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar