PD-ja: Reagimi i policisë pas dëshmive për vrasjen e Santos i turpshëm

0

Reagon Partia  Demokratike pas publikimit të dëshmisë ku theksohej identifikimi i autorëve të vrasjes së Artan Santos në televizionin “New24”. Ajo ka drejtuar gishtin drejt Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të shtetit si përgjegjës për ngjarjen në fjalë.

Në një dalje publike për mediat, deputeti i PD-së,  Arben Ristani u shpreh se reagimi i Policisë së Shtetit pas kësaj dëshmie është i turpshëm. Ai gjithashtu theksoi se pas këtyre qëndrimeve fshihet vetë qeveria.

“Kush ka forcën apo fuqinë t’i imponohet me një mënyrë të tillë policisë? Çfarë motivesh bllokuan hapat që merren edhe në rastet rutinë, e jo më për këtë vrasje të bujshme të stilit mafioz? “ tha deputeti Ristani. Në fund të fjalimit të tij Ristani shtoi  “Vrasja është lejuar të ndodhë. Pas vrasjes qëndron qeveria.”

/Ilda Xhafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here