PD-ja kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

0

Grupi parlamentar demokrat kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për çështjen e armëve kimike, me pretendimin se qeveria nuk po u jep asnjë informacion qytetarëve që janë të shqetësuar për mundësinë e shkatërrimit e tyre.

Ndërkohë, PD-ja dorëzoi  dje në Kuvend kërkesën për referendum për shkatërrimin ose jo të armëve kimike në Shqipëri, si dhe mocion për debat me kryeministrin Edi Rama, lidhur me mashtrimin publik që ai sipas selisë blu, po u bën shqiptarëve.

Kreu i PD-së Lulzim Basha me qëndrim të prerë kundër demontimit të armëve kimike siriane, apeloi në mbrëmje që kryeministri Rama t’u japë përgjigje zyrtare qytetarëve që vazhdojnë të protestojnë në rrugët dhe sheshet e vendit.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here