Patentat, nis aplikimi online

Patentat, nis aplikimi online

Të gjithë ata që do të kërkojnë të pajisen me patenta, do ta kenë më të lehtë procedurën e aplikimit. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ofron shërbimin e aplikimit online për patenta që nga dita e sotme. Burime zyrtare nga DPSHTR-ja theksojnë se me lehtësimin e procedurave, aplikantët do të mund të përfundojnë plotësimin

Të gjithë ata që do të kërkojnë të pajisen me patenta, do ta kenë më të lehtë procedurën e aplikimit. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ofron shërbimin e aplikimit online për patenta që nga dita e sotme. Burime zyrtare nga DPSHTR-ja theksojnë se me lehtësimin e procedurave, aplikantët do të mund të përfundojnë plotësimin e dokumentacionit brenda gjashtë minutave.

Shërbimi i marrjes online së patentave  është pjesë e projektit  të dixhitalizimit me vlerë 2.6 milionë euro që përfshin edhe e- patentën që financohet nga Komuniteti Europian

E-patenta

Aplikimi online (ne faqen http://www.dpshtrr.gov.al/) për të marrë patentë të re ofrohet aktualisht  vetëm në zyrën e Tiranës dhe brenda qeshorit do të shtrihet në të gjitha zyrat e Drejtorisë  së Shërbimit të Transportit Rrugor në vend.

Aplikimit  për patentën e re do t’i shtohen edhe tre shërbime të tjera për aplikim për rinovim leje drejtimi, aplikim për zevëndësim leje drejtimi të  dëmtuar dhe aplikim për zëvendësim leje drejtimi të humbur.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar