Pasioni për autobusat dhe metrot e çon 29 herë në burg

0

Darius McCollum është një i apasionuar pas transportit publik. Ai njeh me detaje çdo linjë transporti në New York si dhe çdo ndalesë autobusi. Pasionin e tij, ai e ka zhvilluar në një mënyrë të veçantë: të vjedhë autobusë dhe metro.

Megjithatë, një veprim i tillë nuk mund të mbetet kurrsesi pa ndëshkuar në një vend si New Yorku, për këtë arsye, ai është arrestuar plot 29 herë për të njëtën vepër penale.

Për fatin e tij të mirë, disa çrregullime psikologjike të konstatuara e kanë shpëtuar atë në mjaft raste nga burgu. Së fundmi, ai ishte i dënuar me 15 vite burg, por për shkak të gjëndjes në të cilën gjendet do të kryejë vetëm 2-5 vite burg të shoqëruara me terapi psikologjike.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here