Pasion apo profesion?

  Shqipëria megjithëse me një popullsi të vogël, ka përfaqësuar vendin me trupa ushtarak në vende të ndryshme të botës. Një nga këta persona ështe edhe 29-vjecari İndrit Vata i cili prej vitesh shkon si përfaqesues i forcave të armatosura të shqipërise. Ai jeton në Durrës prej vitesh dhe Akademia Ushtarake ka qenë gjithmonë në

 

Shqipëria megjithëse me një popullsi të vogël, ka përfaqësuar vendin me trupa ushtarak në vende të ndryshme të botës.

Një nga këta persona ështe edhe 29-vjecari İndrit Vata i cili prej vitesh shkon si përfaqesues i forcave të armatosura të shqipërise.

Ai jeton në Durrës prej vitesh dhe Akademia Ushtarake ka qenë gjithmonë në preferencat e tij duke e shtyrë kështu të niset drejt këtij drejtimi.

Në një intervistë të zhvilluar midis nesh ai ka treguar eksperiencën e tij në vende të ndryshme të botës.

1-      Si ju lindi ideja që t’i bashkangjiteni  forcave të armatosura?

Gjithmonë kam qenë i interesuar për këtë fushë.  Kam pasur pasion për armët dhe stërvitjen që në fëmijëri. Udhëtimet për në vendet më të rrezikshme kanë qenë gjithashtu një shtysë për mua.

 

2-      Si u ndjetë kur Shqipëria u bë pjesë e NATO-s?

Kur kemi hyrë në NATO, u ndiem shumë të lumtur. Menduam se tashmë do të kishim më shumë privilegje por ama ndodhi e kunderta. Edhe pagën e kemi më të vogël se të vendeve të tjera që bëjnë pjesë në këtë aleancë.

 

3-      Kush janë vendet në të cilat ju keni qenë përfaqësues të Shqipërsisë. Cili ka qenë vendi më i rrezikshëm?

Kam qenë në tre vende gjithsej. Fillimisht kemi shkuar në veri-perendim të İrakut me bazë në Mosul që është në kufi me Turqinë. Misioni i dytë ka qenë humanitar me Kombet e Bashkuara të Amerikës në Chad të Afrikës ku kam ndenjur për 9 muaj. Misioni i tretë ka qenë në Shindand të Afganistanit ku kam ndenjur për 3 muaj.

 

4-   Kur ju lindi ideja për t’iu bashkangjitur trupave paqeruajtëse të NATO-s?A ishte ky një vendim personal apo u shtytë nga dikush?

İshte tërësisht vendim personal. Siç e thashë edhe në fillim, nga pasioni që kisha për  armët, stërvitjen dhe rrezikun më shtynë që ta merrja këtë vendim.

 

5-  Në periudhën që ju keni shkuar në İrak, vazhdonte nje luftë e ashpër. Si u ndjetë gjatë asaj kohe?

Në përgjithësi İraku ishte i qetë.  Shpeshherë kishte sulme bazash por ne kishim informacion nga shërbimet sekrete ku dhe kur ndodhnin sulmet. Gjithashtu dinim vendet më të rrezikshme. Frikë sigurisht që kishim, por jo gjithmonë pasi ishte edhe qëshjte mendësie. Kur nuk mendonim keq, frika na largohej.

 

6-      A paragjykohen ose diskriminohen ushtarët shqiptar?

Diskriminime dhe paragjykime nga vendasit dhe të huajt nuk kishim por nga drejtuesit tanë po. Ata kanë ende mendje komunizmi. Një herë erdhën gjeneralët tana tek ne dhe sjellja e tyre linte për të dëshiruar. Nuk na dhanë dorën, nuk na pyetën se si ishim dhe madje as nuk na përshëndetën edhe pse po i prisnim në aeroport, ndërsa gjeneralët amerikan, spanjoll dhe italian u afruan dhe bënë foto me ne.

 

7-      Keni pasur probleme me ushqimet ose me motin? Me familjen si kontaktonit?

Jemi vende me kultura të ndryshme dhe në fillim kishim probleme me ushqimet por me kalimin e kohës u mësuam dhe nuk e kishim problem.

Në vendet që kam shkuar ka qenë shumë nxehtë. Temperaturat ishin shumë të larta. Arrinin 50 gradë dhe ne duhet të ishim me veshjet tona ushtarake.

Me familjen e kishim paksa të vështirë komunikimin. Flisnim rrallë dhe më shumë me anë të internetit. Linja e internetit ishte shumë e dobët dhe na shkaktonte shumë vështirësi.

 

8-      Nëse do të jepej mundësia a do të shkonit sërisht?

Ka qenë një eksperiencë mjaft e bukur dhe e vështirë. Më ka ndihmuar shumë. Unë e përmenda edhe më lart që më pëlqen rreziku dhe besoj se do të ishte ide e mirë të shkoja sërisht.

Faleminderit për gjithë informacionin që na dhatë.

Faleminderit ju.

/ İrida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar