Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, do të vizitojë së shpejti Shqipërine për të rinisur bisedimet për paktin detar. Vendimi vjen pas vizitës së kryeministrit të ardhshëm Rama në Athinë disa ditë më parë. Ndërkohë ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, thotë se ky është një problem që kërkon vullnetin e të dyja palëve për
Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, do të vizitojë së shpejti Shqipërine për të rinisur bisedimet për paktin detar. Vendimi vjen pas vizitës së kryeministrit të ardhshëm Rama në Athinë disa ditë më parë.
Ndërkohë ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, thotë se ky është një problem që kërkon vullnetin e të dyja palëve për diskutim. Më tej ai tha se gjatë vizitës së Ramës në Athinë është krijuar një frymë pozitive për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
‘‘Ka një vullnet edhe për zgjidhjen e çështjes së toponimeve’’, u dhpreh Dervishi.
Ndërkohë e përditshmja greke ‘‘Kathimerini’’ shkruante se ‘‘Athina kërkon të kultivojë marrëdhëniet e saj me Ramën, i cili luajti rol kyç në rrëzimin e marrëveshjes së 2009-s mes Greqisë dhe Shqipërisë për krijimin e një zone ekskluzive ekonomike e cila do të lejojë kalimin e gazit.’’
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *