Njësia Bashkiake numër 10 ishte ndalesa e rradhës së kandidatit të mazhorancësh për bashkinë e Tiranes. Veliaj i shprehu banorëve se pas cdo kandidati të Partisë Demokratike qëndron Lulzim Basha dhe Sali Berisha, që sipas tij nuk u dalin dot përpara qytetarëve të Tiranës për tu përballur me premtimet e pambajtura. “E kanë kuptuar që
Njësia Bashkiake numër 10 ishte ndalesa e rradhës së kandidatit të mazhorancësh për bashkinë e Tiranes.
Veliaj i shprehu banorëve se pas cdo kandidati të Partisë Demokratike qëndron Lulzim Basha dhe Sali Berisha, që sipas tij nuk u dalin dot përpara qytetarëve të Tiranës për tu përballur me premtimet e pambajtura.
“E kanë kuptuar që sa herë dalin njerëzit u kujtojnë premtimet që nuk kanë mbajtur. Këdo kandidat që të sjellin, ne nuk harrojmë që pas tij është Saliu dhe Luli. Hiqen si mbështetës të popullit. Ka ardhur koha të ngremë kokën lartë dhe të themi Tirana është e jona dhe do ta çojmë në drejtimin e duhur”, – u shpreh Veliaj.
Ndërkaq, më herët Veliaj u ndal në zonën e Laprakës, ku mungesa e ndriçimit dhe rrugët e shkatërruara ishin dy nga shqetësimet që banorët e Laprakës i parashtruan.
“Po të ishin fondet do të ishte bërë edhe rruga, edhe ndriçimi. Por, kemi dy mundësi: o të qajmë hallin e këtyre që po ikin, ose të fitojmë bindshëm dhe t’i bëjmë punët vetë, siç i kemi bërë edhe në qeveri”, theksoi Veliaj.
/Panajot Dybeli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *