Pas Harvardit, Gjuha Shqipe do të mësohet edhe në Universitetin e Pensilvanisë

Pas Harvardit, Gjuha Shqipe do të mësohet edhe në Universitetin e Pensilvanisë

Pas Harvardit, tashmë gjuha shqipe do të mësohet edhe në Universitetin e Pensilvanisë, një nga universitetet më të mira në Amerikë. Këtë lajm e ka dhënë një ish-studente e këtij Universiteti, Ballina Prishtina, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Prishtina shkruan se pas një përpjekje 1 vjecare duke nxitur administratën dhe duke

Pas Harvardit, tashmë gjuha shqipe do të mësohet edhe në Universitetin e Pensilvanisë, një nga universitetet më të mira në Amerikë. Këtë lajm e ka dhënë një ish-studente e këtij Universiteti, Ballina Prishtina, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Prishtina shkruan se pas një përpjekje 1 vjecare duke nxitur administratën dhe duke kërkuar zyrtarisht që shqipja të mësohet në Pensilvani. Lënda “Shqipja Elementare I” është tashmë e disponueshme në semestrin e ardhshëm të pranverës 2024.

“Shpresoj qe te giithë ta kuptojmë se çfarë momenti historik ështe ky per ne si grup në kampus dhe që gjuha jonë e bukur dhe unike të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan.
Shqipja fillore tani do të ofrohet mes shumë gjuhëve të tjera në departmentin e gjuhëve dhe do të jetë e aksesueshme për të gjithë studentët në Universitetin e Pensilvanisë. Edhe pse jam diplomuar këtë maj, jam jashtëzakonisht krenare qe jam dëshmitare e krijimit të klasës së parë që do të nxjerrë në pah vetëm shiptarët ne Penn”, shkruan Ballina Prishtina.
Ajo thotë se ky kurs do të shërbejë si një portë për studentët që të mësojnë më shumë rreth gjuhës dhe historisë sonë, dhe do të shërbejë si një mjet që shqiptarët tanë të brezit të parë, të dytë, madje edhe të gjeneratës së tretë, të jenë në gjendje të vazhdojnë të flasin shqip për brezat që do të vijnë. “Unë u bëj thirrje të gjithë studentëve aktualë që të ndjekin kursin dhe të
lënë gjurmë në transkriptet dhe arsimimin në Penn si luftëtarë që po
bëjnë atë që duhet për ta mbajtur gjuhën tonë të folur dhe të gjallë. Ne jemi një,ne jemi shqiptarë”.

Bleona Guraj

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar