Qeveria “Rama” ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, edhe pse pa praninë e vet Kryeministrit, vendin e të cilit e ka zënë zëvendësi i tij Niko Peleshi. Në këtë mbledhje janë marrë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me anulimin e vendimeve të qeverisë “Berisha” dhe akomodimin e 37 familjeve rome. Gjthashtu qeveria miratoi
Qeveria “Rama” ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, edhe pse pa praninë e vet Kryeministrit, vendin e të cilit e ka zënë zëvendësi i tij Niko Peleshi. Në këtë mbledhje janë marrë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me anulimin e vendimeve të qeverisë “Berisha” dhe akomodimin e 37 familjeve rome.
Gjthashtu qeveria miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Kreuza Leka duke ia besuar këtë detyrë Adelina Grecës.
Drejtmi i mbledhjes nga një zëvendëskryeministër nuk ndoshte në Shqipëri që prej 8 vitesh, edhe pse ish-kryeministrit Berisha i është dashur të udhëtoj shpesh jashtë vendit.
Ja vendimet e mbledhjes së sotme:
1. Kalimi në administrim i ish Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shishtufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky vendim bëhet me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ish Ndërmarrjes së Dekorit.
Kjo është një krizë që vazhdon tashmë prej disa muajsh dhe në mbledhjen e 3-të të saj qeveria vendos për strehimin dhe akomodimin e tyre.
2. Shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq” Lezhë. Në mbledhjen e sotme qeveria e riktheu këtë pronë në fondin pyjor kullosor.
Një nga angazhimet e qeverisë Rama është shfuqizimi i vendimeve të qeverisë të marra pas datës 23 qershor. Ky vendim i mësipërm është në kuadër të këtij procesi.
3. Lirimin nga detyra të znj. Kreuza Leka nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe emërimin në këtë detyrë të znj. Adelina Greca.
4. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave.
5. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë.
6. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
7. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Kulturës.
8. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
9. Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr.833, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”.
/Osman Stafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *