Pas 25 majit, hiqet taksa për tokën bujqësore

Pas 25 majit, hiqet taksa për tokën bujqësore

Tokat bujqësore që deri më tani janë shitur me një taksë prej 10 për qind tani e tutje kjo taksë nuk do të paguhet më. Heqja e kësaj taksës është argumentuar nga qeveria si një vendimarrje, që do të ndikojë pozitivisht për shtimin dhe zgjerimin e fermave në vendin tonë. Me rritjen e garanteve për

Tokat bujqësore që deri më tani janë shitur me një taksë prej 10 për qind tani e tutje kjo taksë nuk do të paguhet më. Heqja e kësaj taksës është argumentuar nga qeveria si një vendimarrje, që do të ndikojë pozitivisht për shtimin dhe zgjerimin e fermave në vendin tonë.

Me rritjen e garanteve për aktivitetin bujqësor, vetë fermerët kanë kërkuar që të zgjerojnë sipërfaqet e tokave bujqësore që ata kanë në zotërim, me qëllim përfitimin nga skema e subvencioneve.

Sipërfaqja e tokës që do të shitet duhet të jetë mbi 1 mijë m2 me kusht që blerësi i saj të jetë një fermer apo një person i cili dëshiron të operojë në fushën e bujqësisë me qëllim që ky person të mos e  ndryshojë destinacionin për të cilën është  blerë kjo tokë bujqësore.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar