Partizani shpërfytyron Teutën, kampionët ngecin në Ballsh

0

Janë luajtur sot tre ndeshjet e para të javës së 11-të të Superligës Shqiptare.

Kampionët në fuqi, Skendërbeu ka humbur mundësinë e shkëputjes në krye të tabelës pasi janë mundur në Ballsh nga Bylisi me rezulatin 1-0. Goli për vendasit u shënua nga Gerxho në min e 52’. Edhe pas kësaj humbje Skënderbeu vazhdon kryesimin kampionatit me 22 pikë.

Partizani është rikthyer tek fitorja duke shkatërruar Teutën me rezultatin 3-0 në “Qemal Stafa”. Të kuqte e kryeqytetit kapin kështu vendin e trete në tabelë në pritje të ndeshjes Besa – Vllaznia që do të luhet diten e neserme. Protagonist ishte Malo i cili shënoi tripletën e parë të tijën këtë sezon.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Laçi ka fituar me rezultatin 0-2 përball Kastriotit duke treguar një formë të mirë në këtë fazë të kampionatit.

Java e 11-të mbyllet ditën e dielë më ndeshjet. : Flamurtari – Lushnja, Besa – Vllaznia dhe Kukësi – Tirana.

/Blerand Ismaili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here