Partizani e ka nisur me fitore fazën e tretë të Superligës.Në ndeshjen e zhvilluar përballë Skënderbeut, fitoi me rezutatin 0-1 në fushën kundështare. Për Skënderbeun është humbja e 5-të radhazi në kampionat.Presidenti i klubit Korçar theksoi për mikrofonin e ”Supersport” ”Loja nuk diskutohet që do ishte e vështirë sepse terreni nuk ta lejon. Ishte terreni më
Partizani e ka nisur me fitore fazën e tretë të Superligës.Në ndeshjen e zhvilluar përballë Skënderbeut, fitoi me rezutatin 0-1 në fushën kundështare.
Për Skënderbeun është humbja e 5-të radhazi në kampionat.Presidenti i klubit Korçar theksoi për mikrofonin e ”Supersport” ”Loja nuk diskutohet që do ishte e vështirë sepse terreni nuk ta lejon. Ishte terreni më i vështirë që kemi pasur në gjithë këto vite. Megjithatë ky nuk është justifikim. Humbëm një ndeshje, siç kemi fituar 2 të tjerat.”
Në fillim të ndeshjes u mbaj 1 minutë heshtje si shenjë nderimi për ish-futbollistin e Kombëtares dhe Dinamos, Vasillaq Zëri, i cili ndëroi jetë në moshën 66- vjeçare.
Vetëm në minutën e tretë të ndeshjes Esat Mala shënoi golin duke i dhënë fitoren Partizanit.Me fitoren e kësaj përballje Partizani mban kryesimin e kampionatit me 40 pikë duke u ndjekur nga Kuksi në vendi e dytë me 35 pikë i cili u ndal në barazim pa gola përballë Laçit.
E.G
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *