Partitë e vogla po bisedojnë për të krijuar një formacion të qendrës politike për të mbrojtur interesat e tyre. Një ndër çështjet që këto parti do të mbrojnë është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për t’u dhënë mundësinë partive të vogla të përfaqësohen në Parlament në bazë të numrit të votave që kanë, dhe jo të futen përmes
Partitë e vogla po bisedojnë për të krijuar një formacion të qendrës politike për të mbrojtur interesat e tyre. Një ndër çështjet që këto parti do të mbrojnë është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për t’u dhënë mundësinë partive të vogla të përfaqësohen në Parlament në bazë të numrit të votave që kanë, dhe jo të futen përmes listave të partive të mëdha.
Ky grupim politik përfshin parti të të dy krahëve, majtas dhe djathtas. Sipas tyre qëllimi i kësaj ideje është shmangia e polarizimit të parlamentit nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
Në këtë grupim përfshihen nga partitë parlamentare PDK, PBNJD, kristiandemokratët, por edhe Demokracia Sociale e Milos dhe socialdemokratëet e Gjinushit.
Pjesë e këtyre bisedimeve pritet të bëhen edhe Partia Republikane dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *