Partia e Erdoganit merr një goditje të fortë në zgjedhjet parlamentare

Ankara – Partia e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan pësoi një goditje të fortë në zgjedhjet e së dielës, duke humbur dominimin njëpartiak pas 13 vitesh në pushtet. Ajo mundi të marrë vetëm rreth 40.6% të votave të qytetarëve turq. Kryeministri Ahmet Davutoglu ka pranuar rezultatet. “Vendimi i popullit është vendimi më korrekt”, ka thënë ai.

Ankara – Partia e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan pësoi një goditje të fortë në zgjedhjet e së dielës, duke humbur dominimin njëpartiak pas 13 vitesh në pushtet.

Ajo mundi të marrë vetëm rreth 40.6% të votave të qytetarëve turq. Kryeministri Ahmet Davutoglu ka pranuar rezultatet. “Vendimi i popullit është vendimi më korrekt”, ka thënë ai. “Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet tona. Asgjë nuk do të ndryshojë”, shtoi.

Për të drejtuar vendin, Ahmet Davutoglu, duhet të bëjë koalicion. Kjo shihet e vështirë, për shkak të kundërshtive të shumta jo vetëm programore me shumë prej partive që kanë mandate në parlamentin turk.

Historike në këto zgjedhje është hyrja në Parlament e Partisë pro kurde HDP, e cila ka marrë 12% të votave, duke marrë mbi 70 mandate deputetësh.

Nga ana tjetër, AKP-ja e udhëhequr de fakto nga Erdoani, ka marrë 257 mandate, duke mos arritur për të kaluar pragun prej 270 deputetësh çka mund t’i mundësonte asaj minimalisht të qeveriste, ndërsa duheshin të paktën 330 deputetë për të çuar vendin në referendum për ndryshimet kushtetuese për ta kthyer Turqinë në një republikë presidenciale, ashtu sikurse kishte planifikuar Presidentit aktual.

Goditjen më të fortë, AKP-ja e mori zonat lindore të vendit, kryesisht në ato zona në kufi me Sirinë, për shkak të keq menaxhimit të situatës në fjalë.

Analistët përmendin disa arsye përse popullariteti i Erdoganit dhe ai i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim mund të ketë rënë. Disa nga faktorët kryesorë janë: korrupsioni i lartë, ekonomia në rënie dhe papunësia në rritje. Këtë vit, numri i të papunëve shkoi në 11.3%, niveli më i lartë i 5 viteve të fundit. Gjithashtu, dominimi i partisë në pushtet ka sjell edhe ligje të ashpra antidemokratike, si ligji që i jep të drejtë policisë të arrestojë njerëzit pa vendim gjykate, etj.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar