Parlamentit të ri, kandidatët e PD-së që mbetën jashtë

Parlamentit të ri, kandidatët e PD-së që mbetën jashtë

Partia Demokratike e Shqipërisë në këto zgjedhje ka arritur të marrë e vetme vetëm 49 mandate duke pësuar humbjen më të madhe në vitet e fundit. Nga lista e hartuar nga kreu i PD-së  Berisha, shumë deputet kanë shpresuar deri në momentin e fundit të numërimit të votave për të fituar një mandat. Nga lista

Partia Demokratike e Shqipërisë në këto zgjedhje ka arritur të marrë e vetme vetëm 49 mandate duke pësuar humbjen më të madhe në vitet e fundit.

Nga lista e hartuar nga kreu i PD-së  Berisha, shumë deputet kanë shpresuar deri në momentin e fundit të numërimit të votave për të fituar një mandat.

Nga lista e Tiranës, janë lënë jashtë parlamentit shumë figura të njohura të kësaj partie, shumica prej tyre në funksione të larta në qeverinë Berisha. Ndër ta përmendim: Visar Zhiti ministër i kulturës, Rajmonda Bulku deputete, Lajla Përnaska deputete, Spiro Ksera ministër i Punës dhe i Cështjeve Sociale, Lufter Xhuveli, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Asllan Dogjani deputeti i Partisë Socialiste, Ardian-Kollozi kreu i PD-së së Vlorës, Dash Sula deputet, Ekrem Spahia kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Fatbardh Kadilli deputet,  Gazmend Dibra drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Greta Koçi nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Ilir Rusmali deputet, Jemin Gjana deputet, Grida Duma zëvendësministre e Integrimit, Tritan Shehu deputet, Vullnet Topalli kreu i Policisë Bashkiake në kryeqytet, Leonard Olli, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. Pjesë e listës së të humburve është edhe i larguari nga Partia Socialiste Asllan Dogjani.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar