Parlamenti grek miraton marrevëshjen me Eurogrupin

Parlamenti grek ka miratur marrëveshjen e qeverisë me Eurogrupin. Pas një seance me diskutime të ashpra, kryeministri Tsipras merr mbështetjen e 229 deputetëve të parlamentit. Kundër paketës së reformave votuan 64 deputetë, 6 abstenuan. Pavarësisht se Tsipras siguroi mbështetjen e partive opozitare si Demokracia e Re, PASOK dhe Potami, ai ka humbur 39 vota në

Parlamenti grek ka miratur marrëveshjen e qeverisë me Eurogrupin. Pas një seance me diskutime të ashpra, kryeministri Tsipras merr mbështetjen e 229 deputetëve të parlamentit.

Kundër paketës së reformave votuan 64 deputetë, 6 abstenuan. Pavarësisht se Tsipras siguroi mbështetjen e partive opozitare si Demokracia e Re, PASOK dhe Potami, ai ka humbur 39 vota në radhët e partisë së tij, SYRIZA. Mes deputetëve të SYRIZA që votuan kundër ishte edhe ministri i Financave, Janis Vrufakis dhe kryetari i parlamentit Zoe Kostandinopoulo.

Gjatë natës jashtë Kuvendit kishte mijëra njerëz që kundërshtonin këto masa. Kryeministri Tsipras kishte paralajmëruar se nëse nuk do të votoheshin këto atëherë vëndi do të shkonte në zgjedhje të përkohshme.

/Rovena Mydini/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar