Parfumi i prodhuar për John F.Kennedy, tani në treg

Parfumi i prodhuar për John F.Kennedy, tani në treg

Rikthehet në treg parfumi i i krijuar për ish-presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy. Historia e parfumit “Eight & Bob” është një histori mjaft interesante. Ish-presidenti amerikan John.F.Kennedy ishte student në kolegj dhe zakonisht i  kalonte pushimet në rivierën franceze. Aty kishte takuar një ndër krijuesit më të famshëm të parfumeve, Albert Fouqet. Në bisedë e

Rikthehet në treg parfumi i i krijuar për ish-presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy.

Historia e parfumit “Eight & Bob” është një histori mjaft interesante. Ish-presidenti amerikan John.F.Kennedy ishte student në kolegj dhe zakonisht i  kalonte pushimet në rivierën franceze. Aty kishte takuar një ndër krijuesit më të famshëm të parfumeve, Albert Fouqet.

Në bisedë e sipër Kennedy e pyet se çfarë parfumi kishte vendosur.  Fouqet, aristokrat dhe mjaft inteligjent  lë një kampion arome në hotelin e JFK me një shënim ku shkruhej : “ Në këtë shishe do të gjesh një pjesë glamuri francez, që i mungon personalitetit tënd amerikan”.

Pasi Kennedy u kthye në SHBA, ai i dërgon një letër  Fouquet duke i  kërkuar dhe tetë shishe të tjera , duke i thënë se një është për Bobin, vëllain e tij Robert Kennedy.  Fouquet i dërgon shishet duke i etiketuar emrin “Eight & Bob”. Kështu lindi dhe një markë e re.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar