Parandalimi i verbërisë

Parandalimi i verbërisë

Dy kirurgë të syrit, një amerikan dhe një nepalez, janë bashkuar në një përpjekje për t’i dhënë fund verbërisë së parandalueshme e cila i çon në varfëri dhe vdekje të hershme shumë njerëz në botën në zhvillim. Gjatë dy dekadave, përpjekjet e dy kirurgëve i kanë kthyer shikimin rreth 2 milionë njerëzve në Afrikë dhe

Dy kirurgë të syrit, një amerikan dhe një nepalez, janë bashkuar në një përpjekje për t’i dhënë fund verbërisë së parandalueshme e cila i çon në varfëri dhe vdekje të hershme shumë njerëz në botën në zhvillim. Gjatë dy dekadave, përpjekjet e dy kirurgëve i kanë kthyer shikimin rreth 2 milionë njerëzve në Afrikë dhe Azi.

Kjo skenë nga Etiopia tregon njerëzit të cilëve u është rikthyer shikimi. Secili i është nënshtruar operacionit prej 10 minutash për heqjen e kataraktit – indit që rrethon lenten e syrit dhe që është shkaktari më i madh i verbërisë në botë. Ndërhyrja kirurgjike është e thjeshtë dhe pothuajse të gjithë pacientëve u rikthehet shikimi falë një lenti artificial që vendoset në sy gjatë operacionit.

Këto skena janë përsëritur me mijëra herë në Afrikë dhe Azi që nga viti 1995, atëherë kur kirurgët, Dr. Geoffrey Tabin dhe Dr. Sanduk Ruit u bashkuan për të themeluar…
programin Himalayan Cataract Project. Siç thotë Dr. Tabin, programi filloi me nismën e Dr. Ruit.

“Ai ka krijuar këtë sistem të cilësisë së lartë për operimin e kataraktit për të varfërit me një volum shumë të lartë”.

Dr. Tabin flet për projektin “kampet e syrit”, ku grupe kirurgësh të syrit kryejnë qindra operacione në Azinë Lindore dhe Afrikën nën-sahariane gjatë një periudhe prej disa javësh në zonat larg spitaleve. Ai thotë se teknika është e ngjashme me ato të spitaleve më të përparuara perëndimore, por ritmi i operacionit është më i shpejtë.

Sipas Dr. Tabin-it, përmes këtij projektit dy milionë njerëzve u është rikthyer shikimi. Ai thotë se objektivi i tyre për t’i dhënë fund verbërisë së parandalueshme po duket në horizont.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar