Papunësia në Francë thyen rekordet

Në fund të vitit 2013 Franca kishte 3.3 milionë të papunë, çka do të thotë dështim për presidentin François Hollande, i cili premtoi të ndryshonte kurbën e papunësisë. Ministria e Punës ka të regjistruar 10 200 persona më shumë që kanë kërkuar punë në dhjetor, duke e çuar këtë numër në nivel rekord me 3,3 milionë. Duke përfshirë të papunët që

Në fund të vitit 2013 Franca kishte 3.3 milionë të papunë, çka do të thotë dështim për presidentin François Hollande, i cili premtoi të ndryshonte kurbën e papunësisë. Ministria e Punës ka të regjistruar 10 200 persona më shumë që kanë kërkuar punë në dhjetor, duke e çuar këtë numër në nivel rekord me 3,3 milionë.

Duke përfshirë të papunët që kanë pasur një biznes të vogël, qendra e punësimit numëron 4.89 milionë të regjistruar në fund të dhjetorit, një tjetër rekord historik.
François Hollande ishte angazhuar në mënyrë të përsëritur gjatë muajve të fundit për të ndryshuar para fundit të vitit 2013 kurbën rritëse të papunësisë, e cila përbënte shqetësimin kryesor të francezëve sipas të gjitha sondazheve të kryera.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar