Papunësia dhe korrupsioni, problemet më serioze të Kosovës

Papunësia dhe korrupsioni, problemet më serioze të Kosovës

United Nations Development Programme (UNDP)  ka publikuar sot në Kosovë një anketë në lidhje me projektin “Faktet e shpejta përmes pulsit publik”.  Rezultatet e saj kishin si target–grup rreth 1290 qytetarë, shtetas kosovarë por edhe pakica, të moshës mbi 18 vjeç. Sipas përllogaritjeve të anketimit, qytetarët e Kosovës janë më të kënaqur se vitin e

United Nations Development Programme (UNDP)  ka publikuar sot në Kosovë një anketë në lidhje me projektin “Faktet e shpejta përmes pulsit publik”.  Rezultatet e saj kishin si target–grup rreth 1290 qytetarë, shtetas kosovarë por edhe pakica, të moshës mbi 18 vjeç.

Sipas përllogaritjeve të anketimit, qytetarët e Kosovës janë më të kënaqur se vitin e kaluar me angazhimin e prokurorisë dhe me punën e kryeministrit të vendit Hashim Thaçi, në krahasim me  vitin e kaluar. Ndërkaq që nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të dukshëm me vitin 2012, të dhënat që lidhën me nivelin e kënaqshmërisë nga gjykatat, qeverinë e Kosovës, punën e presidentit dhe të Kuvendit.

Përfaqësuesi i projektit, Atdhe Hetemi, është shprehur se papunësia mbetet problemi më i madh në Kosovë nga gjithsej 55 % e qytetarëve. Pjesa tjetër prej 16 % të tyre mendojnë që varfëria është problemi kryesor, ndërsa 8 % mendojnë si problem kryesor çmimet.

Në anketën e zhvilluar gjatë muajit prill të këtij viti, qytetarët e anketuar janë shprehur se korrupsioni mbetet një tjetër problem madhor në Kosovë, çka madje i bën ato mjaft pesimistë bazuar në shanset e barabarta për punësim.

“Shumica prej tyre besojnë që lidhjet familjare, ryshfeti, përkatësia partiake dhe miqtë janë faktorët më të rëndësishëm për punësim në sektorin publik”, ka thënë Hetemi.

Përqindja e qytetarëve të cilët mendojnë se korrupsioni në shkallë të gjerë, është i pranishëm nëpër institucione të ndryshme është rritur në krahasim me muajt prill-tetor 2012.

Për çështjen e liberalizimit të vizave, 14 % e tyre janë shprehur se do ti shfrytëzonin udhëtimet në vendet e Bashkimit Europian si një mundësi për të kërkuar punë dhe se 34 % e tyre do ti përdornin vizat për qëllime turistike.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar