Papa pritet nga mijëra të rinj në Kopakabana të Rio de Zhanejros

Mijëra besimtarë katolikë kanë përshëndetur Papën Françesk në bregdetin Kopakabana të Rio de Zhaneiros, në Brazil. Masa e njerëzve mbante flamuj, fotografonte dhe brohoriste emrin e Papës derisa ai arriti në skenën gjigante në bregdet, ku ai iu drejtua katolikëve të rinjë, që merrnin pjesë në Ditën Botërore të të Rinjëve. Kjo skenë ishte në

Mijëra besimtarë katolikë kanë përshëndetur Papën Françesk në bregdetin Kopakabana të Rio de Zhaneiros, në Brazil.

Masa e njerëzve mbante flamuj, fotografonte dhe brohoriste emrin e Papës derisa ai arriti në skenën gjigante në bregdet, ku ai iu drejtua katolikëve të rinjë, që merrnin pjesë në Ditën Botërore të të Rinjëve.

Kjo skenë ishte në kontrast të madh me vizitën e Papës, më herët gjatë ditës së djeshme, në njërën nga lagjet më të rrezikshme dhe më të varfër në Rio de Zhanejro në Brazil.

Ai u shpreh para mijëra njerëzve të tubuar në një stadium futbolli në këtë lagje, që “kurrë të mos zhyten në dekurajim, të mos e humbin besimin dhe të mos lejojnë që të shkatërrohet shpresa”.

/Laugert Qosja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar