Mitrovica e Veriut do të zhvillojë zgjedhje të reja për kreun e komunës, pas tërheqjes nga mandati të të zgjedhurit Krstimir Pantiç. Qeveria kosovare mori vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë, pasi serbi Pantië refuzoi të bënte betimin për marrjen e detyrës. Ditën e dielë gjatë ceremonisë së betimit Pantiç nuk pranoi të
Mitrovica e Veriut do të zhvillojë zgjedhje të reja për kreun e komunës, pas tërheqjes nga mandati të të zgjedhurit Krstimir Pantiç. Qeveria kosovare mori vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë, pasi serbi Pantië refuzoi të bënte betimin për marrjen e detyrës.
Ditën e dielë gjatë ceremonisë së betimit Pantiç nuk pranoi të nënshkruajë deklaratën që përmbante simbolet e Republikës së Kosovës, edhe pse të mbuluara me ngjitëse.
Në komunikatën e ekzekutivit thuhet se, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, zgjedhjet në Komunë e Mitrovicës së Veriut duhet të rizhvillohen. Mes të tjerash qeveria e Kosovës falenderon Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e dhënë.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *