Panariti: Do forcojmë agrobiznesin

0

Edmond Panariti ministrër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, në një takim në me Presidentin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Enver Ferizaj, vlerësoi KASH-in si një nga partner strategjik të ministrisë për çështjet rurale.

Kreu i ministrisë së Bujqësisë, u shpreh se vizioni i programit të MBZHRAU-së është një ndihmë e madhe për agrobiznesin, që lidhet me mbështetjen e zinxhirit prodhim-tregtim-përpunim. Sipas tij, bashkë me KASH-in do të diskutojmë mbi forcimin e agrobiznesit përpunues dhe rritjen e prodhimit bujqësor vendas që shërben si lëndë e parë për këtë industri.

“Ky sektor ka nevoje për investime si në fushen e grumbullimit, seleksionimit, klasifikimit te produkteve bujqësore për t’i bërë ato konkurrues”, theksoi Panarit, duke nënvizuar faktin se kjo do të arrihet si me fonde publike, por edhe në bashkëpunim me biznesin privat.

Ndërsa Ferizaj e informoi Panaritit lidhur me strukturën e KASH, anëtarësinë, shoqatat, organizimin rajonal te strukturave të KASH-it. Gjithashtu Ferizaj i paraqiti ministrit aktivitetet që ka në plan të zhvillojë KASH.

Ndërkohë e ftoi z.Panariti të marrë pjesë në Panairin lokal të Peshkopisë më 5 Tetor 2013, i cili është në traditën e përvitshme të organizimit të përbashkët KASH – Ministri e Bujqësisë.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here