Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në Panairin e Librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program i pasur takimesh të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit TRADUKI si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Dy autorë të ftuar nga Ministria e
Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në Panairin e Librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program i pasur takimesh të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit TRADUKI si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Dy autorë të ftuar nga Ministria e Kulturës: Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka; dy autore dhe përkthyese të ftuara nga rrjeti TRADUKI dhe rezidenca e përkthyesve në Berlin: Lindita Arapi dhe Anrila Spahia (Ana Kove).
Është kthyer në traditë tashmë dhe paraqitja e katalogut në anglisht me veprat më të suksesshme të një viti më parë të cilin Ministria e Kulturës e propozon për shtëpitë e huaja botuese. Në katalog janë përfshirë veprat dhe autorët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme të vitit 2018.
- Henrik S.G. me “Sonatë për gruan e një tjetri” – Çmimi Kombëtar i Letërsisë, akorduar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë;
- Ardian Kyçyku me “Ati” – Çmimi i Autorit të Vitit nga Akademia “Kult”
- Virgjil Muçi me “Piramida e shpirtrave” – Çmimi “Kadare” nga Fondacioni “MAPO”,
- Brajan Sukaj me “Ciklopi” – Çmimi për krijimtarinë më të mirë të vitit akorduar nga Shoqata e Botuesve shqiptarë,
- Mitrush Kuteli (in memoriam) me “Përralla të moçme shqiptare” – Çmimi i Bibliofilisë, akorduar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
Janë përfshirë gjithashtu në këtë katalog shkrimtarët më të suksesshëm për vitin 2018 me botimet e tyre jashtë vendit:
- Ridvan Dibra, i nominuar për Çmimin Ballkanika me romanin “Legjenda e vetmisë”. Gjithashtu ky roman i përkthyer në frëngjisht nga përkthyesja Evelyne Noygues dhe i botuar nga shtëpia botuese “Le Ver à Soie” është përzgjedhur në 5 librat më të mirë për Çmimin e përkthimit të vitit në Francë.
- Luljeta Lleshanaku, libri i së cilës “Negative space”, i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika, është botuar në Angli nga Bloodaxe Books dhe në Amerikë nga New Direction. Libri është ishte gjithashtu i përzgjedhur në 5 librat më të mirë për PEN Literary Award for Poetry in Translation.
Për herë të parë në katalogun e autorëve janë përfshirë edhe dy përkthyeset më të suksesshme të vitit për përkthimet nga gjuha shqipe:
- Ani Gjika, përkthyesja e librit të Luljeta Lleshanakut “Negative space”, finaliste për PEN Literary Award for Poetry in Translation,
- Evelyne Noygues, gjithashtu finaliste për Çmimin e përkthimit më të mirë në Francë.
Takimi më i rëndësishëm në stendën e Ministrisë së Kulturës do të jetë të premten më datë 22 mars, ora 16.30 me temë: “Përkthimi, thembra e Akilit e letërsisë shqipe”.
Të ftuar për të diskutuar në panel Lisandri Kola, Anrila Spahia dhe Mimoza Hysa.
Janë të ftuar të gjithë të interesuarit për letërsinë shqipe të vizitojnë stendën e Shqipërisë në Hall 4, stand 506.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *