Paloka: Rama të mos anulojë vendimin për selinë e PD-së, SHQU mbetje e komunizmit

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur për ABC News në lidhje me vendimin e marrë nga kjo parti për ndërrimin e selisë së PD-së dhe vendosjen e saj në mjediset e ish-Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë.

Paloka ka thënë se PS nuk ka arsye për të kundërshtuar një vendim të tillë pasi vetë selia e kësaj partie është marrë me një vendim të ngjashëm. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, të mos e anullojë një vendim të tillë. Paloka tha se godia aktuale e selisë së PD-së ndodhet në pronë private dhe se kjo proonë i duhet kthyer pronarit.

‘‘Nuk shoh ndonjë problem për ta bërë kaq çështje pasi dihet që edhe PS ndodhet në një seli të marrë me një vendim të ngjashëm. Është normale që partia më e madhe në vend nuk mund të jetë e lënë rrugëve pasi praktikisht selia ku ne jemi është pronë private dhe përdersia ne jemi për pronën private nuk mund t’ia mohojmë këtë të drejtë pronarit. Ndaj për këtë arsye është menduar të kalojmë në një pronë shtetërore, që i takon ministrisë së Mbrojtjes dhe që është një mbetje e regjimit komunist. Nëse e duan si memorial siç duan piramidën nuk besoj që edhe Rama ta bëjë një gafë të tillë. Unë e pashë që doli znj.Kodheli por uroj që të ketë dalë kështu gabimisht, rastësisht, duke pasur edhe qejfin e ministres së re. Ramën nuk e kam parë të reagojë dhe uroj që të mos ta fillojë qeverinë e re me këto forma” , tha ai.

Ndërsa në lidhje me pretendimet e ushtaarakëve për këtë çështje, Paloka u shpreh si vijon: “Nuk janë çështje që iu takojnë atyre që kanë vite që kanë dalë në pension dhe mesa pashë aty ishin nga ata që pasi shkatërruan imperalizmin amerikan sot po kërkojnë të shkatërrojnë edhe opozitën shqiptare meqë sot PD është në opozitë.’’

/Romina Qama/

 
 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here