Pakistan, vriten 16 persona

0

Në veri-perëndim të Pakistanit 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror amerikan me predha  kundrejt  një godine në rajonin tribal të Vaziristanit.

Sipas burimeve të BBC, viktimiat ishin pjestarë të grupit militant Haqqani. Ky numërohet si suli i dytë ndaj tyre që nga koha kur Navaz Sharif u bë kryeministër i Pakistani.

Më 8 qershor, po në këtë rajon në Vaziristan i cili mendohet se është një fortesë e njohur e Al Kaedës dhe militantëve talebanë, u vranë 7 persona.

Sulme të tilla janë një burim konflikti për mardhëniet midis  SHBA-së dhe Pakistanit. Mendohet se që nga viti 2003, sulmet ajrore të CIA-s në Pakistan kanë vrarë rreth 3460 persona. 890 prej tyre kanë qenë civilë.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here