Pajisjet e reja laboratorike, më shumë siguri për shëndetin e nënës dhe fëmijës

Spitali Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, do të ketë gjashtë aparatura të reja laboratorike ekzaminuese në ndihmë të shëndetit të nënave dhe fëmijëve. Në rinovimin e këtij laborator morën pjesë ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga z. Hidajet Bajraktar, ambasador i Republikës së Turqisë në vendin tonë, si dhe Prof. Dr.

Spitali Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, do të ketë gjashtë aparatura të reja laboratorike ekzaminuese në ndihmë të shëndetit të nënave dhe fëmijëve. Në rinovimin e këtij laborator morën pjesë ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga z. Hidajet Bajraktar, ambasador i Republikës së Turqisë në vendin tonë, si dhe Prof. Dr. Birol Çetin, drejtues i Programit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shqipëri.

Në fjalën e tij përshendetëse z. Ilir Beqja falenderon qeverinë turke dhe agjensinë TIKA. Këto pajisje janë të parat në vendin tonë dhe do të rrisin cilësinë e shërbimit. “Në këtë spital, filloi vënia në punë e pajisjeve të reja të laboratorit, pajisje shumë të rëndësishme, madje dy prej tyre, siç edhe u shpjegua, ishin pajisje për analiza që bëhen për herë të parë në këtë spital, shumë të rëndësishme, qoftë për shëndetin e nënës, apo qoftë për shëndetin dhe kujdesin ndaj fëmijës”, tha z. Beqaj.

Në rinovimin e laboratorit përshëndeti edhe ambasador i Republikës së Turqisë, z. Hidajet Bajraktar ku u shpreh se “marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona nuk zhvillohen vetëm në fushën politike, ekonomike dhe tregtare, por siç po e shikoni, zhvillohen më së miri edhe në shëndetësi”.

Gjithashtu drejtuesi i TIKA-s në Shqipëri Prof. Dr. Birol Çetin foli për projektet e tjera të cilat janë në fazën përgaditore.

Laboratori do të mbajë emrin “Makbule Fatma”, specialistja e parë gjinekologe që ka ardhur në Shqipëri që prej kohës së Perandorisë Osmane.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar