“PAGESA E FRIKËS” çel siparin e filmit të huaj në Tiranë

“PAGESA E FRIKËS” çel siparin e filmit të huaj në Tiranë

Akademia e Filmit dhe  Multimedias “Marubi” në Tiranë, risjell këtë javë për publikun shqiptar  një seri  prodhimesh kinematografike të huaj. Filimi “Le Salaire de la Peur” (PAGESA E FRIKËS)  i regjisorit Henri-Georges Clouzot, fitues i Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 1953, 131 minuta, do të projektohet nesër, ndërsa ditët pasardhëse do

Akademia e Filmit dhe  Multimedias “Marubi” në Tiranë, risjell këtë javë për publikun shqiptar  një seri  prodhimesh kinematografike të huaj.

Filimi “Le Salaire de la Peur” (PAGESA E FRIKËS)  i regjisorit Henri-Georges Clouzot, fitues i Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 1953, 131 minuta, do të projektohet nesër, ndërsa ditët pasardhëse do të vijojnë me të tjerë filma të huaj.

Filmi “Same River Twice” (I Njëjti Lum Dyherë) i regjisorëve Effi e Amir, i viti 2013, 110 minuta, në gjuhën hebreishte me subtitra në anglisht do të shfaqet ditën e enjte, datë 30 maj, ora 19:00.

Gjithashtu, dita e premte do të vijojë me  filmin “2 Filhos de Francisco” (Dy djemtë e Farciskos) i regjisorit Breno Silveira, i viti 2005, 129 minuta.

Këto prodhime kinematografike të huaja, vijnë në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Brazilit në Shqipëri me rastin e Festivalit të Kanës.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe regjisorët e filmave përkatës, të cilët nuk mungojnë në tryezat dhe takimet që bëhen çdo vit mbi kinemanë.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar