Paga të reja për Policinë

Publikohet sot tabela me pagat e punonjësve që do të përfitojnë sipas shtesës së premtuar nga Ministria e Brenshme që do të hyjë në fuqi për 8367 punonjës të policisë së shtetit. Burinet zyrtare bëjnë të ditur se do të ketë rritje page që nga muaji shkurt i këtij viti për 4123 punonjës të nivelit

Publikohet sot tabela me pagat e punonjësve që do të përfitojnë sipas shtesës së premtuar nga Ministria e Brenshme që do të hyjë në fuqi për 8367 punonjës të policisë së shtetit.

Burinet zyrtare bëjnë të ditur se do të ketë rritje page që nga muaji shkurt i këtij viti për 4123 punonjës të nivelit zbatues dhe për 4244 të nivelit të parë drejtues. Që nga data 1 shkurt paga bazë për këtë kategori të punonjësve do të jetë 20 deri në 25%. Do të përfitojnë deri në 25% të gjithë punonjësit me gradën nënispektor, inspector dhe kryeinspektor.

Të gjithë punonjësit e gradave kryekomisar, komisar dhe nënkomisar do përfitojnë 20%.

Rritje rroge nuk do të përfitojnë të gjithë drejtuesit e lartë të cilët i përkasin nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues.

/Sidorela Jança/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar