Pagat dhe pensionet, pritet të rriten nga mesi i 2014-s

0

Ministria e Financave po shqyrton mundësinë e rritjes së pagave dhe pensioneve në masën e inflacionit. Marrja e këtij vendimi pritet të zyrtarizohet në muajin qershor, gjatë rishikimit të buxhetit të vitit 2014.

Rol vendimtar në rritjen e pagave dhe pensineve do të luajë performanca e të ardhurave nga administrata doganore dhe tatimore.

Burime të Ministrisë së Financave thonë se pensionistët në mesin e vitit 2014 do të përfitojnë  rritje pensioni në masën e inflacionit, ndërsa një praktikë e tillë mund të zbatohet edhe për punonjësit e administratës.

Në Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2013 përcaktohet që numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 87 710 punonjës dhe  numri i pensionistëve në fund të vitit 2012 llogaritet 554 mijë persona.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here