Paga minimale mbi 22 mijë lekë

Paga minimale mbi 22 mijë lekë

Nga 1 korriku paga minimale për një të punësuar do të jetë 22 mijë lekë. Qeveria e rriti dje pagën minimale me 1 mijë lekë. Kufiri i ri do të thotë se asnjë biznes po ashtu dhe qeveria nuk mund të paguajë me pagë më të ulët se 22 mijë lekë një punonjës. Në vendimin

Nga 1 korriku paga minimale për një të punësuar do të jetë 22 mijë lekë. Qeveria e rriti dje pagën minimale me 1 mijë lekë. Kufiri i ri do të thotë se asnjë biznes po ashtu dhe qeveria nuk mund të paguajë me pagë më të ulët se 22 mijë lekë një punonjës.

Në vendimin e djeshëm përcaktohet edhe një herë qartë se paga minimale jepet për një numër të përcaktuar orësh.

“Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 127 lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Vendimi përcaktohet se do t’i shtrijë efektet nga data 1 korrik. “Me këtë vendim, duke përfshirë edhe heqjen që i kemi bërë për nivelin nën 30 mijë lekë të tatimit mbi të ardhurat personale, paga minimale e punonjësve të administratës, të cilët janë një numër i vogël, gjithsej 1 për qind, rritet me 11.3 për qind”, tha në fjalën e tij Berisha. 

Ndërkohë vendimin për rritjen e pagës minimale, e cila ka vite që zbatohet si politikë nga administrata dhe nga privati. Pikërisht këtu qëndron edhe përftimi real i të gjithë të punësuarve.

/Erilda Sulika/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar