OSBE: Votimi i shqiptarëve në Diasporë të jetë gjithëpërfshirës

  Shpeshhërë është përfolur për përfshirjen e shqiptarëve të Diasporës në zgjedhjet elëektorale, por sot për herë të parë në këto 27 vjet vendoset të diskutohet  në një tryezë zyrtare. Mbledhja u zhvillua nga përfaqësues nga instuticionet shtetërore dhe shoqëria civile.  Në takim mungoi vetëm opozita. Kryetari I OSBE-së Robert Ëilton nënvizoi së vendimi duhet

 

votimi i shqiptareve

Shpeshhërë është përfolur për përfshirjen e shqiptarëve të Diasporës në zgjedhjet elëektorale, por sot për herë të parë në këto 27 vjet vendoset të diskutohet  në një tryezë zyrtare.

Mbledhja u zhvillua nga përfaqësues nga instuticionet shtetërore dhe shoqëria civile.  Në takim mungoi vetëm opozita. Kryetari I OSBE-së Robert Ëilton nënvizoi së vendimi duhet të jetë gjithëpërfshirës

Hapi i parë që kërkohet është rregjistrimi i tyre. Aktualisht shqiptarëve me vendbanim jashtë shqipërisë u duhet të rinovojnë dokumentat e identifikimit pasi kanë plotësuar afatin 10 vjecar.

Mendohet të aplikohet modeli i votimi elektronik apo me postë sikurse në vendet e ndryshme në botë,por kryetari në detyrë I OSBE-së kërkon të trgohet kujdes sepse votimin elektronik mund të jetë i manipulueshëm

Thirrjes iu bashkua vetëm Partia Socialiste. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla  vuri në dukje mungesën e kolegëve të opozitës.

Partitë politike kanë përsëritur thirrjet cdo vit elektoral që t’i bashkohen votat e emigrantëve Shqiptarë. Nëse regjistrimi i tyre bëhet sipas afateve të parashikuara, në vitin 2021 zgjedhjet parlamentare do të prodhojnë një rezultat të ri të pjesëmarrjes së votuesëve.

Përgatiti: E.B

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar