OSBE-ODIHR, raporti përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 23 qershorit evidentoi një sërë problemesh si:  mosfunksionimi i duhur i KQZ-së, presioni mbi administrate si dhe  mosarritjen e cakut ligjor prej 30% të femrave në listat e deputetëve prej tre partive kryesore të vendit, PS, LSI dhe PD. “Zgjedhjet e 23 qershorit ishin kompetitive dhe me pjesëmarrje aktive”, ishte përcaktimi i OSBE-ODIHR për votimet. “Megjithatë, fryma e mosbesimit mes dy partive njollosi klimën zgjedhore. KQZ ishte e cunguar pas dorëheqjes së 3 anëtarëve dhe dështoi në zbatimin e projekteve për numërimin dhe verifikimin elektronik”, shkruhej në raport. “Fushata elektorale kaloi e qetë, por pati edhe disa raste dhune. Debatet direkte mes kandidatëve dhe liderve ishin të kufizuara. Ndërsa partia në pushtet përdori mjetet publike dhe administratën për fushatë. Presioni mbi administratën për të votuar partinë në pushtet përpara zgjedhjeve njollosi fushatën”, denoncoi raporti. Midis problematikave të zgjedhjeve, OSBE-ODIHR gjithashtu renditi: “KQZ mori një vendim të kontenstueshëm që mediat të përdorin kasetat e partive. Televizioni Publik i dha përparësi dhe tone pozitive partisë në pushtet. Kuota prej 30% e grave në listat për deputet nuk u zbatua nga PS, LSI dhe PD”. OSBE- ODIHR ka renditur 29 rekomandime në këtë raport final. “Bazuar në zhvillimet para zgjedhjeve të 23 Qershorit ODIHR rekomandon se autoritetet dhe partitë politike duhet të ndërmarrin hapa të tjerë për mos të ushtruar presion ndaj të punësuarve në administratën publike për të marrë pjesë në aktivitete të fushatës elektorale apo të votojnë në mënyrë të paracaktuar. Të tilla presione duhet të hetohen dhe të ketë ndëshkime në bazë të ligjit”, shkruhej ne raport. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar