OSBE e shqetësuar për zgjedhjet e 23 qeshorit

OSBE e shqetësuar për zgjedhjet e 23 qeshorit

Klima e vështirë që po karakterizon situatën parazgjedhore në Shqipëri ka  shqetësuar  Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila është përgatitur për të dërguar në Tiranë një mision të gjërë vëzhguesish. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, e cila ka cituar sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Klima e vështirë që po karakterizon situatën parazgjedhore në Shqipëri ka  shqetësuar  Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila është përgatitur për të dërguar në Tiranë një mision të gjërë vëzhguesish.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, e cila ka cituar sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.

“Po ndjekim me shqetësim sinjalet në rritje të një dialektike politike konfliktuale, dhe presim një proces elektoral konkurrues në një klimë jo të lehtë. Ne shpresojmë që të mos ketë hije   të nacionalizmit të tepruar që mund të sjellin elemente të paqëndrueshme në rajon”, ka deklaruar Zannier  për agjencinë italiane të lajmeve.

/Nexhat Hoxha/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar