Optimizmi të zgjat jetën

Optimizmi të zgjat jetën

Nga një studim botuar në revistën mjekësore “Circulation”  është demonstruar  se optimizmi të zgjat jetën, të paktën atë të individëve me probleme të zemrës. Cilësia kardiovaskulare është kryer mbi 600 individë që janë ndjekur për pesë vjet. Studimi është kryer në Holandë nga grupi i Susan Pedersen të Universitetit të Tilburg-ut. Të gjithë pjesëmarrësit që

Nga një studim botuar në revistën mjekësore “Circulation”  është demonstruar  se optimizmi të zgjat jetën, të paktën atë të individëve me probleme të zemrës.

Cilësia kardiovaskulare është kryer mbi 600 individë që janë ndjekur për pesë vjet. Studimi është kryer në Holandë nga grupi i Susan Pedersen të Universitetit të Tilburg-ut.

Të gjithë pjesëmarrësit që morën pjese që në fillim ishin me një problem kardiovaskular të ngarkesës së arterieve që furnizojnë me oksigjen zemrën, (arteriet koronare) dhe për këtë arsye kishin rrezikun e infarktit të zemrës.

Ekspertët i kanë ndarë pacientët duke u bazuar tek personaliteti, duke dalluar dy grupe: optimist dhe të atyre që, në të kundërtën, e shihnin jetën pa ngjyra.

Në një distancë prej pesë vjet më pak se 10% e optimistëve vdiqën, krahasuar me 16.5% në grupin tjetër. Me fjalë të tjera të qenit optimist zvogëlon rrezikun e vdekjes nga ndonjë shkak prej 42%.

Ekspertët, shkruan Idea, gjithashtu kanë gjetur se ata të cilët kanë tendencë të jenë në një humor të mirë janë, mesatarisht, më shumë aktiv fizikisht dhe gjithashtu kjo mund të ndikojë në rrezikun e tyre të vdekjes.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar